Destinacionet e fshehura të Evropës po fitojnë popullaritet nga turistët e rinj
Ndërsa rrjetet sociale vazhdojnë të promovojnë të njëjtat destinacione të njohura turistike, një trend i ri po merr hov mes udhëtarëve, veçanërisht atyre të Gjeneratës Z: kërkimi i vendeve më pak të njohura dhe më autentike.
Sipas platformës së njohur të qirave afatshkurtra Airbnb, rezervimet në zona rurale janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania kryesojnë listën e vendeve ku turistët po eksplorojnë destinacione alternative larg turmave.
Në Spanjë, Rojales po tërheq vizitorë me shtëpitë e tij karakteristike në shpella dhe atmosferën e qetë pranë lumit Segura. Ndërkohë në Francë, Gérardmer, i njohur si “perla e Vosges”, ofron një përzierje të natyrës dhe aktiviteteve sezonale, nga ecjet rreth liqenit deri te sportet dimërore.
Në Gjermani, Braunlage është bërë një pikë referimi për adhuruesit e natyrës dhe sporteve, duke ofruar ski në dimër dhe shtigje të gjata për ecje në verë.
Ndërsa në Itali, Brixen tërheq vizitorë me qytetin e tij historik dhe tregun tradicional të Krishtlindjeve, ndërsa Arco ofroOCn një alternativë më të qetë pranë liqenit Garda, larg turmave të zakonshme.
Ky ndryshim në preferencat e turistëve tregon një orientim të ri drejt përvojave më autentike, natyrës dhe qetësisë, duke lënë pas destinacionet e mbipopulluara që dominojnë rrjetet sociale.
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte