Detajet e miqësores mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite
15 Tetor 2022 |
08:13
Kombëtarja e Shqipërisë do t’i rikthehet aksionit në fund të tetorit, ku do të përballet me Arabinë Saudite.
Miqësorja do të zhvillohet më datën 26, ku kuqezinjtë udhëtojnë drejt Abu Dabit për ta zhvilluar ndeshjen me Arabinë Saudite në stadiumin “Al Nahyan”, shkruan KosovaPress.
Kjo do të jetë miqësorja dhe njëkohësisht ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, e cila fillon në orën 18:30 sipas kohës lokale.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se do të grumbullohen 23 lojtarë, ku pjesa më e madhe e tyre do të përzgjidhen nga klubet e kampionatit shqiptar.
Lista e lojtarëve që do të grumbullohen për miqësoren kundër Arabisë Saudite do të publikohet nga FSHF më datën 20 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta