Detyrimet e RMV-së, lista e përcaktuar gjatë takimit të Zaev me presidentin dhe kryeministrin e Bullgarisë

26 Qershor 2021 | 10:54

Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë ka publikuar listën e detyrimeve, që sipas tyre i ka ndërmarrë qeveria e RMV gjatë vizitës në Sofje më 17 qershor. Siç thuhet në kumtesë, gjatë takimeve të kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin bullgar Stefan Janev dhe presidentin Rumen Radev, por edhe në takimin mes dy ministrave të Jashtëm, Bujar Osmani dhe Svetlan Stoev, Shkupi ka rënë dakord që të kryejë këto obligime:

  • Të specifikojë në OKB se emri i shtetit vlen vetëm për shtetin si subjekt politik dhe jo për rajonin gjeografik Maqedonia e Veriut;
  • Të tërhiqet nga pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari;
  • Të fillojë rehabilitimin e viktimave të komunizmit jugosllav në territorin e Maqedonisë së Veriut;
  • Të rishikojë përmbajtjet mësimore në marrëveshje me historianët bullgarë;
  • Të eliminojë shenjat dhe mbishkrimet me gjuhë urrejtjeje ndaj bullgarëve në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Jashtme bullgare thekson se i ka dërguar letër edhe ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani me të cilën i shprehin atij pritjet bullgare që Maqedonia e Veriut të respektojë detyrimet e marra.

Por, detyrimet e pretenduara nga Bullgaria deri tani nuk janë konfirmuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Nga zyra e kryeministrit Zaev nuk ka informacion se çfarë propozimesh ka dorëzuar kryeministri dhe për çfarë detyrimesh është rënë dakord.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026