Dezinformimi në Kosovë, PE: Faktori serb luan rol parësor

7 Dhjetor 2020 | 21:27

Pasqyra e dezinformimit mediatik në Kosovë ka natyrë ndërkombëtare. Kjo për rezultat të statusit të kontestuar të shtetit të Kosovës. Mungesa e normalizimit me Serbinë nuk është vetëm çështje strategjike mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e Moskës dhe Uashingtonit. Për këtë politika e jashtme dominon lajmet në një masë të gjerë në Kosovë.

Një rol të rëndësishëm në këtë raport i jepet shantazhit që Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit Trump për çështjen Serbi-Kosovë, i bëri qeverisë Kurti në lidhje me marrëveshjen me Serbinë. Ai kërcënoi se SHBA do të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe më pas e përdori këtë si një negociatë me aleatët e qeverisë Kurti, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

Kjo lëvizje u denoncua nga europianët. Pra kjo taktikë e një të huaji u pa si një shembull se si u shpik një kërcënim fiktiv që shkaktoi ndryshimin e qeverisë. Nga ana tjetër, shpesh media kosovare merr deklarata të bëra gjetkë, shpesh nga politikanë serbë dhe ia prezanton lexuesve si qëndrime zyrtare kundër Kosovës.

Këto përfshijnë artikujt e prillit 2020 ku Sputnik Serbia” raportoi në mënyrë të gënjeshtërt se Kosova u shkëput nga rrjeti energjetik i Serbisë apo deklarata të tjera të bëra nga mediat serbe ku thuhej se Kosova është përgjegjësi e Serbisë. Artikuj të tjerë janë ku raportohej se shqiptarët e Kosovës planifikojnë të rrëmbejnë tenistin serb, Novak Djokovic, insinuata se Kosova nuk mund të qeveriset dot pa ndihmën e Serbisë etj.

Lajme të rreme u vunë re edhe për pandeminë ku shkruhej se një kompani kosovare farmaceutike ka zhvilluar kurën kundër covid, apo insinuata për rolin e Bill Gates në pandemi. Në tetor 2019, gjatë zgjedhjeve, Kosova nuk i shpëtoi dot dezinformimit.

Në raport citohet kanali shtetëror kosovar RTK që akuzonte rivalen e Albin Kurtit për kryeministre, Vjosa Osmani se bashkëshorti i saj ishte një agjent rus. Në përfundimet e tij, ky studim shprehet se në Kosovë, dobësia nga dezinformimi nga burime të huaja do të vijojë aq kohë sa sovraniteti të ketë kundërshti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026