Dha dëshmi të rreme në komisionin hetimor, aktakuzë për ish-ministrin gjerman

21 Gusht 2025 | 12:52

Zyra e Prokurorit Publik në Berlin ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Transportit, Andreas Sauer, dhe ish-ministrit të Shtetit, Gerhard Schulz, nën dyshimin se kanë dhënë dëshmi të rreme para një komisioni hetimor parlamentar. Hetimet kanë zgjatur tre vjet dhe, sipas autoriteteve, të dy ish-zyrtarët mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg.

Rasti lidhet me projektin e shumëpërfolur për vendosjen e një takse ndaj shoferëve të huaj që përdorin autostradat gjermane. Ky plan u konsiderua që në fillim i paligjshëm nga shumica e ekspertëve dhe u rrëzua më vonë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Vetëm procedurat dhe kompensimet i kushtuan shtetit gjerman mbi 240 milionë euro.

Sipas akuzës, Sauer nuk ka thënë të vërtetën gjatë dëshmisë së tij në komisionin që po hetonte përgjegjësitë politike për dështimin e projektit. Megjithëse ideatori i taksës ishte paraardhësi i tij në ministri, Alexander Dobrindt, aktualisht ministër i Brendshëm në qeverinë e Friedrich Merz, Sauer akuzohet se ka shmangur përgjegjësitë e veta si pasardhës në zbatim.

Ky zhvillim pritet të ndezë debat të ri në politikën gjermane mbi transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të lartë në projekte që kanë shkaktuar kosto të mëdha financiare për shtetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026