Dhimbjet e shpinës tek meshkujt mbi 65 vjeç, shkak për probleme me gjumin

19 Janar 2026 | 16:26

Dhimbjet kronike të shpinës tek meshkujt mbi 65 vjeç mund të shkaktojnë probleme serioze me gjumin vite më vonë, tregon një studim i ri shkencor.

Sipas studiuesve, lidhja mes dhimbjes së shpinës dhe gjumit funksionon vetëm në një drejtim: fillimisht shfaqet dhimbja, dhe më pas problemet me gjumin. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm trajtimin e hershëm të dhimbjes tek të moshuarit.

Studimi u krye nga Universiteti Penn State dhe u publikua në revistën Innovation in Aging. Ai u bazua në të dhënat e mbi 1 mijë meshkujve të moshuar, të cilët u ndoqën për disa vite. Pjesëmarrësit raportuan rregullisht dhimbjet e shpinës, ndërsa iu nënshtruan edhe vlerësimeve klinike të gjumit.

Rezultatet treguan se meshkujt që vuanin nga dhimbje shpine kishin 12 deri në 25 për qind më shumë gjasa të zhvillonin probleme me gjumin gjashtë vite më vonë. Këto përfshinin vështirësi për të qëndruar në gjumë, orare të çrregullta dhe përgjumje të tepërt gjatë ditës.

Studiuesit theksojnë se gjumi i dobët nuk çonte në dhimbje të reja shpine, duke konfirmuar se problemi nis nga dhimbja fizike. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e gjumit cilësor lidhet me rënie të kujtesës, depresion, ankth dhe rritje të rrezikut për demencë.

Për këtë arsye, familjarët dhe kujdestarët këshillohen të mos i neglizhojnë dhimbjet e shpinës tek të moshuarit, pasi trajtimi i tyre në kohë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit dhe cilësisë së jetës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026