Dhjetë viktima dhe mbi 700 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

22 Nëntor 2020 | 14:12

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.831 testime të dyshuara më Covid-19, ndërsa 707 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili raporton se përkundër angazhimeve të bluza të bardha, 10 qytetarë kanë humbur jetën duke e çuar në total numrin e viktimave në 914, që nga fillimi i pandemisë.

“Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338”, raporton IKSHPK-ja.

 

 

Rastet pozitive në Kosovë:  

Komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

 Krahas buletinit infromativ ditor me shifrat pëditësuese mbi Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u drejtohet qytetarëtve të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat anti-covid.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026