Dhjetëra dëmtime nga uji, qytetarët në Gjirokastër: Na u shkatërrua çdo gjë

7 Janar 2026 | 20:54

Zona e Gjirokastrës po përballet me situata problematike për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiu.

Uji përmbyti rrugët e qytetit dhe si pasojë dhjetëra biznese, automjete dhe banesa u dëmtuan. Banorët shprehen se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

“Siç e shihni vetë nuk e di se çfarë të them, kjo ndodhi jo më pak se 10 minuta përmbytje që nuk na kishte rastisur ndonjëherë më parë”, shprehet i riu.

“Mbrëmë uji ka ardhur këtu mbuloi të gjitha aparaturat elektronike, kompjuterat të gjitha çfarë kam domethënë përfundimisht u shkatërruam si biznes. Po të shikosh uji është në lartësinë 1 metër e gjysëm, këtu nuk ka asnjë gjë që të ketë shpëtuar thjesht presim tani të vijnë, të shikojnë se çfarë mund të bëjnë, nga ana e shtetit”, tha një tjetër zotëri.

Problematike paraqitej situata edhe në dëmtimin e rrugëve rurale si shkak i erozionit dhe rrëshqitjes së tokës. Strukturat e emergjencave kanë ndërhyrë për evitimin e problematikave të shkaktuara ndërsa pritet përllogaritja e dëmeve materiale.

“Kemi patur momente të vështira sidomos disa evakuime banorësh por që për fat të mirë  dhe më e keqja e madhe kaloi, nuk kemi patur jetë njerëzish të rrezikuara ndërkohë edhe  në pjesën e problematikës që kemi patur në rrugët, sidomos në rrugët e qytetit, kemi filluar që prej mbrëmjes së djeshme më pastrimin e inerteve janë  tonë inertesh që po largohen  nga rrugët kryesore duke filluar nga  rruga e lagjes “18 Shtatori”, do të vazhdohet edhe me lagjet  e tjera të qytetit, sot na janë bashkuar  edhe Forcat e Armatosura, të cilat në bashkëpunim me strukturat e bashkisë janë në terren”, theksoi Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Dhjetëra biznese e shtëpi janë prekur ndërsa deri më tani strukturat e posaçme kanë bërë evakuimin e 30 familjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026