Dhjetëra mijëra njerëz në demonstrata kundër ekstremizmit të djathtë në Gjermani

9 Qershor 2024 | 08:52

Demonstrata kundër ekstremizmit të djathtë u mbajtën sot në disa qytete gjermane dhe dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta.

Një ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, një aleancë e gjerë e organizatave të shoqërisë civile bëri thirrje për demonstrata nën sloganin “Stop ekstremizmit të krahut të djathtë. Mbroni demokracinë” në disa qytete gjermane – duke përfshirë Frankfurt, Hanover, Mynih dhe Shtutgart, Berlin, raporton Tageschau.

Sipas policisë, vetëm në Berlin dolën në rrugë 15.000 persona, ndërsa organizatorët pretendojnë se janë mbledhur deri në 30.000 persona.

Demonstruesit mbanin pankarta me sloganet “Të drejtat e njeriut në vend të të djathtëve” dhe “Diversiteti pa alternativë”.

Protesta u mbajtën edhe në Dresden dhe Leipzig. Siç njofton MDR, tubimet po ecin në mënyrë paqësore. Sipas policisë, në Lajpcig u mblodhën 12.500 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026