Dhjetëra të arrestuar teksa policia shpërndan paradën e LGBTQ në Turqi

27 Qershor 2022 | 10:12

Policia turke shpërndau turmën e mbledhur për paradën e Krenarisë në Stamboll të dielën, duke arrestuar dhjetëra persona, përfshirë gazetarë në përpjekje për të penguar eventin.

Edhe para fillimit të tubimit, policia bastisi disa bare në distriktin Cihangir pranë Taksimit dhe arrestoi njerëz rastësisht, duke përfshirë një fotograf të AFP-së, raportoi agjencia e lajmeve.

Bülent Kilic, një fotograf veteran i vlerësuar me çmime me përvojë në zonat e konfliktit, u prangos dhe u dërgua me të tjerët në një furgon policie.

Ai ishte arrestuar vitin e kaluar në të njëjtat rrethana.

Arrestimet erdhën pasi autoritetet lëshuan një ndalim 7-ditor të tubimeve “në hapësira të hapura dhe të mbyllura” deri të dielën në një përpjekje për të parandaluar zhvillimin e Paradës së Krenarisë nga komuniteti LGBTQ.

Pas një marshimi spektakolar në 2014 me më shumë se 100.000 njerëz në Stamboll, autoritetet turke e kanë ndaluar atë vit pas viti, zyrtarisht për arsye sigurie.

Vitin e kaluar, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat duke arrestuar dhjetëra persona ndërsa qindra u mblodhën për të kundërshtuar arrestimet. Incidenti shkaktoi protesta në të gjithë vendin mesdhetar, duke përfshirë kryeqytetin Ankaranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026