Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Indi

18 Qershor 2023 | 16:19

Të paktën 96 persona kanë vdekur në dy nga shtetet federale më të populluara të Indisë, thanë sot zyrtarët lokalë, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është nën një valë të nxehti.

Shumica e njerëzve vdiqën në shtetin verior të Uttar Pradesh, si dhe në shtetin lindor të Biharit, ku autoritetet paralajmëruan banorët mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga kushte të ndryshme të qëndrojnë brenda gjatë ditës, raportoi AP.

Në Uttar Pradesh, pati 54 viktima të të nxehtit, të gjitha në distriktin Balija, rreth 300 kilometra në juglindje të kryeqytetit të shtetit, Lucknow.

Autoritetet thanë se shumica e të vdekurve ishin të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa viktima ishin edhe pacientë të cilët kishin probleme të caktuara shëndetësore, që ishin rënduar nga vapa e fortë.

Një mjek nga Balija, SK Yadav, tha se në tre ditët e kaluara në spitalin e rrethit janë pranuar 300 pacientë për shkak të efekteve të valës së të nxehtit.

Zyrtarët thanë se shumica e pacientëve kishin simptoma të tilla si ethe, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me zemrën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026