Dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Itali, 200 familje të evakuuara
Dhjetëra persona, mes tyre edhe 3 fëmijë rezultojnë të zhdukur në ishullin italian Ischia, pasi vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, çka shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje katastrofike të dherave.
Mediat italiane raportojnë se qindra banesa janë përmbytur, ndërsa 10 banesa janë shkatërruar.
Zëvendëskryeministri Matteo Salvini më herët u shpreh në media se 8 persona kanë humbur jetën, por nuk u konfirmua nga autoritetet e tjera.
Qindra njerëz janë bllokuar në pjesë të izoluara të ishullit dhe kryetari i bashkisë u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Edhe forcat e zjarrfikësve e kanë patur të vështirë të shkojnë në ishull për shkak të stuhisë.
Të paktën 200 familje janë detyruar të evakuuohen ndërsa në shtetin fqinj ka nisur debati nëse në rajon duhet të shpallet gjendja e emergjencës. Ischia është një ishull vullkanik në Gjirin e Napolit dhe Është i njohur për ujërat termale të pasura me minerale.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë