Dhuna ndaj grave, dyfishohen kërkesat për urdhër mbrojtje dhe rriten denoncimet në Vlorë

27 Tetor 2021 | 17:34

Shifrat e dhunës ndaj grave janë alarmante në qarkun e Vlorës. Referuar të dhënave nga denoncimet në polici dhe rastet e trajtuara në gjykatë kanë ardhur në rritje.

Në vitin 2020 janë 149 denoncime për dhunë në familje, ndërkohë që 208 kërkesa janë regjistruar për urdhër mbrojtje.

Periudha janar – tetor 2021 regjistron 160 denoncime për dhunë në familje dhe 215 kërkesa për urdhër mbrojtje.

Një pjesë e mirë e këtyre rasteve janë referuar në Gjykatën e rrethit.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Vlorë bëri me dije se gjatë periudhës janar-shtator 2021 janë shënuar 103 urdhra të menjëhershëm mbrojtje dhe 95 urdhra mbrojtje, ndërsa nga 39 kërkesa penale për dhunën në familje, 25 janë arrest me burg, 3 arrest shtëpie, 1 detyrim paraqitje.

Po cilat janë shkaqet e rritjes së rasteve të dhunës ndaj grave?

Izolimi nga pandemia dhe mos ekzekutimet e urdhrave të mbrojtjes janë dy prej faktorëve kryesorë.

Avokatja Malvina Mejdiaj tregon se çdo vit regjistrohen mbi 300 raste të dhunës në familje, ndërsa bën me dije se vlerësimet për rastet e dhunës në bazë të ndryshimeve ligjore tashmë i bën policia.

Rastet janë rritur ndjeshëm në periudhën e izolimit nga pandemia, ndërsa mos ekzekutimi i urdhër mbrojtjes nga zyrat e përmbarimit mbetet një problem madhor, thotë avokatja Malvina Mejdiaj.

300 viktima të dhunës familjare në vit të cilat trajtohen direkt në klinikën ligjore të qendrës psiko-sociale Vatra, ose janë raste të referuara nga policia, gjykata, apo institucione të tjera, ndërsa janë 360 raste për këtë 9-mujor.

“Ligji për masën ndaj dhunës në familje ka pësuar ndryshime, më i fundit në nëntor 2020 ku u përfshi një masë shumë e rëndësishme për mbrojtjen e viktimës siç është urdhri paraprak i mbrojtjes. Qysh prej nëntorit që ka hyrë në fuqi ky ndryshim pranë DVP Vlorë nuk kemi asnjë rast të vlerësuar për situatën të rrezikshme”, tha znj. Meidiaj.

Kryetari i zyrës së përmbarimit Fitim Kociaj tregon mënyrën se si zbatohen urdhrat e mbrojtjes.

“Në bazë te ligjit qytetari duhet të paraqesë kërkese për zbatimin e këtij vendimi, duke u paraqitur pranë zyrës me vendimin e gjykatës dhe kartën e identitetit, shërbimi është falas”, u shpreh z. Kociaj.

Dhuna e trashëguar, kushtet ekonomike, çështjet e pronësisë dhe xhelozia mbeten shkaqet kryesore të dhunës në familje apo me bazë gjinore tha për Euronews Albania, Rezarta Andoni kordinatore kundër dhunës në familje pranë bashkisë Vlorë.

Prej vitit 2015-2021 , 760 është numri i denoncimeve në DVP Vlorë, ndërsa 1392 janë kërkesat për urdhër mbrojtje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026