Dhuna në familje, Italia financon për strehim dhe formim profesional

25 Nëntor 2022 | 22:54

Ishte vetëm 14 vjeçe kur ra pre e abuzimit seksual nga njerku i saj.

Një familje nga Gjirokastra vendosi ta adaptojë, por qëllimin e kishte të qartë se veshka e 14-vjeçares do të shërbente për transplant për vajzën e tyre të sëmurë.

Trafikimi u identifikua nga policia më pas e mitura u rehabilitua në një qendër. Ngjarja u bë publike në konferencën e organizuar nga ambasada e Italisë në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Falë mbështetjes nga qendra Vatra ajo tashmë është bërë e zonja e vetes duke lënë pas të shkuarën.

Ambasada Italiane në Tiranë ka dhënë kontribut prej15 vitesh lidhur me këtë çështje, ku janë ndihmuar rreth 10 mijë gra.

“Në Itali ashtu si në Shqipëri, çdo vit ne kemi qindra vrasje grash, pra ne duhet të luftojmë që ky numër të ulet, të reduktohet. Të ulet numri i krimeve ndaj grave, duhet të punojmë në të gjitha rrafshet me të gjithë aktorët. Objektivi ynë është që të arrijmë një ditë, nuk them dhuna zero, sepse dhuna do të ekzistojë gjithmonë, por tolerance zero ndaj këtij fenomeni,” – u shpreh Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjashtë gra kanë humbur jetën këtë vit nga dhuna në familje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026