Dhunë ndaj nxënësve në shkollën e Bilishtit, pezullohet nga detyra mësuesi
Pezullohet nga puna mësuesi i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli.
Ky vendim u mor nga DAR, deri në vendimin përfundimtar të komisionit të etikës dhe disiplinës që ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.
Njëri prej fëmijëve të dhunuar pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë.
Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës, mes tyre dhe një vajzë.
Më herët në një komunikim telefonik, drejtorja e DAR, Vinjola Rota, tha se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës dhe po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.
“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko-social. Në këto momente qe po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”, tha Rota.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta