Dhunë në vendet nordike, lufta mes bandave merr përmasa të frikshme

12 Shtator 2024 | 15:18

Çdo gjë duket ideale në Malmo. Por nën sipërfaqe ka një realitet jo shumë romantik. Oficeri i policisë Glen Sjorgen punon në Rozengard, një periferi problematike në qytetin e tretë më të madh të Suedisë.

“Këtu rekrutohen vrasës. Rekrutohen në Suedi për të bërë vrasje në Danimarkë. Dhe vrasësit janë fëmijë, pasi kushtojnë më pak. Dhe nëse kapen, ata nuk marrin dënime të gjata”, deklaron Glenn Sjøgren, oficer policie.

Malmo në Suedi dhe Kopenhageni në Danimarkë janë prekur në muajt e fundit nga një valë dhune bandash. Persona të shumtë janë vrarë, ndërsa ka pasur edhe zjarrvënie dhe sulme me bomba.

“Aktivitetet në rrjetet sociale janë një faktor relativisht i rëndësishëm përmes fëmijët përfshihen në këto ambiente”, deklaron Karolina Skold është drejtoreshë rajonale për kujdesin për rininë.

Krimi ndërkufitar mes Danimarkës dhe Suedisë ka bërë që oficerë danezë të punojnë në Suedi dhe anasjelltas.

“Duhet të punojmë ngushtë me njëri-tjetrin për të shkëmbyer informacionin”, deklaron oficeri i policisë Glenn Sjøgren.

Kjo qasje e re, me policët që veprojnë në anën tjetër të kufirit, nuk është normale, por e nevojshme. Kjo për shkak të afërsisë, pasi ura “Oresund” prej 10 kilometrash lidh dy vendet.

Karsten Norton, gazetari më i njohur i kronikës së zezë në Danimarkë, ka mbuluar prej vitesh luftën mes bandave.

“Situata është shumë serioze. Vetëm në 4 muajt e fundit, sipas policisë, ka pasur 25 tentativa vrasjeje në territorin danez”, deklaron gazetari Karsten Norton.

Dhe Norton nuk është optimist për të aradhmen e luftës së bandave si në Danimarkë dhe në Suedi.

“Më herët kemi folur për rrezikun që kriminaliteti suedez të vijë në Danimarkë. Kjo tashmë ka ndodhur”, tha Norton.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026