Dhunimi i aktivistëve, Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në protestë
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka organizuar një protestë, pas shoqërimit në polici të katër anëtarëve të saj. Aktivistët pretendojnë që në ambientet e komisariatit është ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Protesta po mbahet përballë Ministrisë së Brendshme, e cila është rrethuar me gardh metalik dhe të pranishëm janë dhe dhjetëra efektivë policie.
Aktori Neritan Licaj, një prej drejtuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar thotë se ata kërkojnë që Policia e Shtetit të reformohet dhe të mos dhunojë të drejtat e qytetarëve.
“Arsyeja është e thjesht, të reagojmë për padrejtësitë që iu bë dje aktivistëve të Aleancës. Nuk kishte asnjë lloj arsye për ndalimin e tyre por në polici u kanë thënë për kundërshtim të forcave të rendit. Në fakt nuk ka pasur kundërshtim.
Kanë pasur dhe dhunë policore brenda në rajon. Oficeri i policisë i ka qëlluar dhe dhunuar brenda në komisariat. Ne kërkojmë që të gjithë shqiptarë të dalin dhe të thonë që ne kemi të drejta kushtetuese dhe ligjore dhe pushteti nuk mund të na dhunojë të drejtat tona”, tha aktori i njohur.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta