Dhunimi i të moshuarës në Pejë, merren në pyetje stafi i azilit dhe të moshuarit
Gjatë ditës së sotme do të merren në pyetje i gjithë stafi i azilit në Pejë dhe banorët që jetojnë aty, pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të një prej të moshuarve.
Gazetari kosovar Gjoci raporton se edhe më herët ka pasur pretendime se në këtë shtëpi pleqsh kishte dhunë.
Një pretendim ka ardhur nga një ish-punëtore e kësaj qendre dhe nga një familjar i një të moshuari, të cilët kanë denoncuar dhunën ndaj pleqve.
E moshuara, e cila u dhunua nga punonjëset e qendrës, ndodhet në banesën e vajzës së saj; është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Kosovës ka arrestuar infermieren që shfaqet në video dhe një person tjetër.
Pronari i azilit deklaroi se nuk ishte në dijeni të dhunës dhe se për rastin në fjalë ndjente vetëm mllef.
Politikanë e figura publike reaguan gjithashtu. Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi të papranueshme dhunën dhe kërkoi vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta