Dhunimi i të moshuarës, pezullohen nga puna katër infermieret e azilit në Pejë

2 Nëntor 2022 | 17:12

Katër infermiere të shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë janë pezulluar nga puna.

Në vendimin e publikuar nga bordi i qendrës për përkujdesjen e të moshuarëve, mësohet se konkretisht janë pezulluar nga puna, infermieret, A.P, A.R, R.K dhe G.N

Mësohet se infermierja A.P u pezullua pasi dhunoi të moshuarë, ndërsa tre infermieret e tjera u pezulluan për faktin se kanë qenë të pranishme në momentin  kur e moshuara u dhunua dhe rastin nuk e kanë raportuar.

Vendimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse shtëpisë së të moshuarve “Orenda”  kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.

Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të moshuarën si edhe vajzën që ka bërë videon.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026