Dhuratë zanore për kryeqytetin, promovohet albumi me muzikë tiranase
Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, në fund të prillit nisi të regjistrohej një album i muzikës tiranase nga më e mira dhe më e vjetra, esenca e shpirtit lirik të kryeqytetit. Incizimi është bërë nga një ekip profesionist i BBC ku janë mbledhur artistët më të mirë të muzikës tiranase.
Ansambli më i ri i quajtur “Tirana -Tirona AllStars” përfshin emra të njohur të këngëtarëve virtuozë si dhe një grup të talentuar instrumentistësh si Iris Bega, Xhemal Kodra, Hekuran Xhambali, Eraldo Feto, Ismail Kavaja.
Albumi muzikor Tirana 100 dëshmon vlerat e trashëgimisë dhe shpirtin artistik të qytetit duke mbledhur muzikën më të mirë të zemrës së Shqipërisë.
“Ky album ka mjeshtra nga muzika qytetare tiranase, e përcjellin shumë bukur atë. Nuk kam fjalë, është shumë i bukur”- shprehet artistja e ansamblit shtetëror, Iris Bega.
Këngëtari Xhemal Kodra shton “është shumë i goditur dhe shumë i bukur, ka plot këngë që do të kënaqin çdokënd te ky album”.
Repertori i albumit është përfaqësues i të gjitha shijeve të Tiranës së kahershme por edhe asaj të sotmes.
Çelet me himnin e krenarisë tiranase, “Jam Tirons, tirons i vjetër” për të ndërthurur më pas një mori tingujsh të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Artistët thonë se u kishte munguar emocioni i skenës dhe performanca përpara një publiku artdashës.
“Situata është e vështirë për shkak të orarit, të pandemisë, të kushteve me të cilat ne po performojmë por megjithatë interpretimi live është emocion tjetër. U munduam sadopak t’u tregonim njerëzve se muzika fle në shpirt dhe se mund të gjallërojë, të japë jetë. Sidomos muzika tironse”- tregon këngëtarja Bega.
Ky album është një dhuratë zanore për këtë vit jubilar për kryeqytetin.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen