‘Dialog për njohjen respektive’, i nominuari për ambasador të SHBA flet për negociatat Kosovë-Serbi
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë në qendër njohjen respektive. Ka qenë ky qëndrimi i të nominuarit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për ambasador në Kosovë, Jeffrey Hovenier në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë,
“Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe do të hapë rrugën për dy shtetet drejt integrimeve në institucionet euro-atlantike. Ne e pranojmë se Serbia dëshiron të mbështesë komunitetin serb në Kosovë, kjo është e arsyeshme. Mirëpo kjo gjë duhet bërë brenda kornizës kushtetuese dhe sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë i nominuari për ambasador në Kosovë.
Në prezantimin e tij, Hovenier ka thënë se do të mbështesë zhvillimin gradual dhe transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Në periudhë afatshkurtër, mendoj se detyra jonë është që të inkurajojmë autoritetet e Kosovës që të bëjnë reformat e kërkuara, në mënyrë që të jenë të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, mësohet të ketë thënë ai.
Hovenier ka shtuar edhe se do të inkurajojë edhe vendet e BE-së që nuk kanë njohur shtetësinë e Kosovës; Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë për të menduar rreth ndikimit që mund të ketë kjo gjë në procesin e anëtarësimit.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta