Analisti Rama: Vizita e Kurtit në Francë, një përpjekje e BE-së dhe SHBA-së për të gjetur zgjidhje për dialogun

24 Qershor 2021 | 10:04

Analisti Fidan Rama komentoi në Euronews Albania procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi se është lajm pozitiv që ka një rikthim të shtuar të vëmendjes së vendeve të BE-së në këtë çështje.

“Takimi që u mbajt në Bruksel kohë më parë nuk po jep sinjale shpresëdhënëse se diçka mund të lëvizë shpejt në këtë drejtim, pavarësisht këtij presioni që po e shton BE në raport me gjetjen e një zgjidhjeje”, tha z. Rama teksa foli për takimin Kurti-Vuçiç.

Ai shtoi se vizita e kryeministrit Kurti në Francë, ishte një përpjekje e BE-së dhe SHBA-së për të gjetur një zgjidhje sa më shpejtë për dialogun mes dy vendeve.

“Duket e vështirë që një gjë e tillë të bëhet shpejt”, u shpreh ai.

Ai shtoi se në fazën që ndodhet aktualisht dialogu, kërkon një kompromis nga të dyja palët  për të gjetur zgjidhje.

Sipas tij, dy çështjet kryesore që janë shtruar në tavolinën e këtij dialogu janë: çështja e asociacionit dhe çështja e mundësisë së lëvizjes së territoreve apo kufijve.

Për këtë të dytën, z. Rama tha se nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026