Dialogu Kosovë-Serbi, Ardita Sinani: E domosdoshme që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në atë tryezë

11 Qershor 2021 | 09:59

Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës u shpreh në Euronews Albania se çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet me rëndësi në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës ka kohë që kërkojmë që tema dhe çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet seriozisht dhe insistojmë që të jetë në tryezën e bisedimeve në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh znj. Sinani.

“Është e domosdoshme që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në atë tryezë”, shtoi ajo.

Kryetarja e Komunës Preshevës tha se nuk mund të përcaktojnë agjendën e takimit, por duhet të jenë në koordinim edhe qeverinë e Prishtinës për kërkesat e tyre.

“Ne nuk përcaktojmë agjendën, nuk përcaktojmë se kush të shkojë dhe çfarë të flasë, por prioritet është që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet seriozisht dhe të jemi të koordinuar, në bashkëveprim mes Prishtinës zyrtare dhe përfaqësuesve të zgjedhur të Luginës së Preshevës”, tha ajo.

Znj. Sinani foli edhe për situatën ekonomike, politike apo shoqërore në të cilën ndodhen qytetarët e Preshevës, ku tha se shkalla e diskriminimit nga pushteti qendror është jashtëzakonisht shumë e lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026