Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: BE është i vetmi institucion që mund të ofrojë të ardhme për dy vendet
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se Bashkimi Europian nuk mund të pretendojë të jetë faktor global nëse nuk arrin të zgjidhë problemet në Ballkanin Perëndimor
Në një debat kushtuar 10-vjetorit të themelimit të shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, Borrell tha se Bashkimi Evropian është i vetmi institucion që mund të ofrojë të ardhme për Kosovën dhe Serbinë.
“Ne jemi shumë të lumtur që duan të na ndihmojnë amerikanët dhe ka vend për të gjithë, por ai që duhet të udhëheq, të jetë në krye dhe përgjegjës është Bashkimi Evropian sepse vetëm Bashkimi Evropian mund të ofroj mundësi shumë të rëndësishme për njerëzit atje që është ardhmëria evropiane”, tha ai duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së problemeve në Ballkan për rolin e Bashkimit Europian në botë.
“Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në fqinjësi (Ballkan) atëherë si mund të pretendojmë të jemi aktor i rëndësishëm global”, tha ai.
Ish-shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në kohën e luftës në Kosovë tha se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë bisedimet me Kosovën dhe Serbinë, ndërsa bëri thirrje për përshpejtim të integrimit të Serbisë në bllok për ta larguar atë nga ndikimi rus.
Lexoni gjithashtu:
“Pa njohje, dialogu i dështuar”, Thaçi: Bisedimet në Bruksel janë në favor të Serbisë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset