Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë teknik, thotë profesori Hajrullahu

15 Shtator 2021 | 12:48

“Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë teknik”. Kështu u shpreh për Euronews Albania profesori i shkencave politike, Arben Hajrullahu, teksa shtoi se edhe çështja e personave të pagjetur është politizuar dhe përdorur për një kohë të gjatë.

Ai komentoi vizitën e radhës të Miroslav Lajçak në Kosovë, ku u shpreh se është një vizitë në bazë të përgatitjes të asaj njihet si dialog që ka nisur prej shumë kohësh.

Profesori theksoi se tashmë BE-ja është pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes së çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vetëm BE është bërë një pjesë e problemit dhe jo një pjesë e zgjidhjes, për shkak të përçarjes dhe mos-unitetit, i cili ekziston brenda BE-së”, tha ai.

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mbërrin sot në Kosovë.

Ora e takimeve të tij me zyrtarët më të lartë kosovarë nuk tregohet, por burime për Euronews Albania deklarojnë se sot do të ketë takim vetëm me kryeministrin Albin Kurti.

Të enjten, Lajçak do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe me kryetarët e partive parlamentare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026