Dialogu Kosovë-Serbi, shtyhet për shkak të situatës së COVID-19 takimi i së hënës në nivel teknik
Takimi në nivel ekspertësh për dialogun Kosovë-Serbi, parashikuar për t’u zhvilluar të hënën e 28 shtatorit, është shtyrë.
Lajmin e njoftoi vetë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin e dialogut, Miroslav Lajçak.
Ky shkroi në Twitter se “për shkak të kujdesit të shtuar në lidhje me COVID-19, takimi i caktuar për të hënën do të shtyhet”.
Out of abundance of caution related to COVID19, the Dialogue meeting scheduled for Monday next week will be postponed.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2020
Momentalisht nuk ka ndonjë datë konkrete se kur do të vijohet me takimet mes palëve në Bruksel.
Vlen të thuhet se njoftimi vjen pak orë pasi nga Bashkimi Evropian pati keqkuptime në lidhje me kalendarin e punimeve, ku më përpara qe parashikuar që dialogu të vazhdonte në nivel udhëheqësish mes Avdullah Hotit dhe Aleksandar Vuçiç, mirëpo kjo u tha se kishte qenë një ngatërresë pasi “formalisht nuk ishte lajmëruar asnjëherë për një takim mes tyre”.
Lexoni gjithashtu:
Dialogu: BE ngatërrohet me njoftimet zyrtare, dhe kritikon gazetarët
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në nivel teknik të hënën pa çështjen e asosacionit të komunave serbe
Bashkësia e komunave serbe, analisti: ‘Pazari përfundimtar’ në këmbim të njohjes së Kosovës
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta