Dialogu me Serbinë, Visar Ymeri kritika Kurtit: Njësoj si Thaçi, po dëmton konsensusin mes palëve

20 Qershor 2021 | 13:07

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka komentuar qeverisjen ‘Kurti’, duke u shprehur se i mungon guximi për qasje transformative në ekonomi dhe se tendenca e konfrontimit me miqtë e Kosovës nuk i jep asgjë të mirë vendit.

I pyetur se si e sheh paraqitjen e Kurtit në takimin e parë në Bruksel me presidentin serb, Vuçiç, ish-kreu i LVV-së ndalet tek katër pikat e propozuara nga kryeministri. Kurti sipas tij, flet sikur është në një botë tjetër.

“Katër pikat në vizionin i ri për dialog kanë kuptim, dilema nuk është te pikat, por te ajo që dialogu nuk po fillon nga zero. Siç edhe iu tha, nuk fillon historia me z. Kurti. Nuk jemi në pikën zero, por jemi ndoshta në të parafundit, ndoshta dhe ajo që kërkon BE e SHBA është gatishmëria e të dyja palëve për kompromis. Pyetja për kryeministrin tonë është; a keni gatishmëri të bëni kompromis dhe çfarë kompromisi do të bëni?”, shprehet z.Ymeri.

Por, cilat janë kompromiset që duhet të bëjë Kosova sipas ish-kreut të LVV?

“Dy pika janë problematike; të drejtat e komunave me shumice serbe dhe pozicioni i kishës ortodokse serbe. Kompromisi duhet të analizohet nga dy perspektiva: deri ku mund të shkojmë me kompromis duke mos cenuar sovranitetit dhe çfarë po fitojmë. Është naivitet të pretendohet se do të shkosh në dialog pa bërë një kompromis”, u shpreh ish-kreu i LVV.

Krahasimi i të drejtave të serbëve me ato të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sipas Ymerit ka dy probleme.

“Ka dy probleme; një, nuk po insiston për më shumë të drejta për shqiptarët atje, e dyta nuk mund t’i zvogëlosh të drejtat e serbëve në Kosovë. Diçka që është fituar si e drejtë nuk mund të hiqet më. Mendoj se këtu problemi është shtruar gabim”, tha z. Ymeri.

Si e sheh Visar Ymeri vizionin e Kurtit në procesin e dialogut? Sipas tij, deklarimet e Kurtit tregojnë se ka mungesë të vizionit për dialogut dhe se ka ndryshime drastike në qëndrime.

“Deklarimet e Kurtit të japin përshtypjen e mungesës së vizionit për këtë çështje; jo që s’ka pasur deklarime, por ato kanë qenë shpesh kuturu. Ka dhe një ndryshim drastik të qëndrimeve sa i përket dialogut”, tha ish-kreu i LVV.

Ai shprehet se Kurti nuk po sheh më parimin e reciprocitetit, ndësa në raport me dialogun  me Serbinë, Ymeri e krahason Kurtin edhe me ish-presidentin Thaçi.

“Sjellja e tij është anti-konsensuale, këto sjellje të kryeministrit po e dëmtojnë konsensusin njësoj siç kanë bërë kryeministrat e mëhershëm, veçanërisht z.Thaçi, i cili pak a shumë u soll në mënyrë të njëjtë karshi procesit të dialogut”, tha z. Ymeri.

Ymeri thekson se ndryshimet në SHBA, relacionet transatlantike do të ndikojnë edhe në Ballkan e në dialogun Kosovë-Serbi. Pa SHBA sipas tij, nuk lëviz asgjë në rajon, duke vlerësuar edhe urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden si një zhvillim të rëndësishëm të angazhimit të Uashingtonit në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026