Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç nuk i kursen kritikat ndaj Bashkimit Evropian dhe SHBA-së
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Evropian dhe SHBA për qasjet e tyre për një zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës.
Në një intervistë dhënë për Këshillin Atlantik, Vuçiç u shpreh se u kërkohet të njohin Kosovën por pa ofruar asgjë.
“Çështja është se Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe vende të fuqishme nga perëndimi thonë se po presin nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës. Por kur pyesim çfarë ofroni, nuk ka asgjë. Askush nuk mund të garantojë madje as anëtarësimin në Bashkimin Evropian” , u shpreh Vuçiç.
Vuçiç kritikoi Bashkimin Evropian për mos mbështetjen e planit të udhëhequr nga Beogradi për të krijuar një zonë ekonomike në të gjithë Ballkanin.
Aktualisht, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e zonës së lirë ekonomike.
Sipas tij minishengeni është e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor e duke kritikuar qasjen e Kosovës, Malit tës Zi dhe Bosnjës kundër kësaj ideje, ai tha se një pjesë e fajit i takon edhe e tij.
I pyetur për një dokument jo formal i përfolur në media ku shpalosej propozimi për ndryshimin e kufijve në rajon Vuçiç u shpreh: “Kurrë nuk keni dëgjuar nga unë apo kryeministrja e Serbisë që ne mbështesim Serbinë e Madhe, por e dëgjoni çdo ditë nga Prishtina dhe Tirana dhe askush nuk reagon. Kohërat e luftërave në Ballkan kanë kaluar dhe popujt janë të ngopur me luftëra. Edhe nëse dikush dëshiron të luftojë me ne, ne nuk do ta bëjmë këtë. Ju garantoj”.
Gjatë intervistës, presidenti serb tha se ai po kërkonte në mënyrë aktive lidhje më të forta me Shtetet e Bashkuara.
Ai e përshkroi presidentin amerikan Biden si “njeriu më i përgatitur politikisht me të cilin kishte biseduar ndonjëherë”.
Lexoni gjithashtu:
Berisha i përgjigjet deklaratës së Vuçiç: Pse i trembet fitores së Lulzim Bashës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta