Dialogu me Serbinë, Thaçi: Kushtetuta përcakton gjithçka, Presidenti përfaqëson vendin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e paralajmëruar të përfaqësuesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për çka tha se ende zyra e presidentit për këtë vizitë nuk është informuar. Thaçi theksoi se ka besim të plotë në qasjen e SHBA-ve kundrejt Kosovës.
“Ende zyrtarisht nuk jam informuar, por do shohim agjendën dhe prioritetet të cilat i ka në përkushtimin e tij përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, pastaj natyrisht që do përgjigjem si president i vendit, si zyrë e presidentit.
Ne kemi besim të plotë në qasjen e SHBA-ve që ka qenë prej vendeve që ka kontribuar për liri dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani në proceset e ardhshme dhe besoj që lidershipi i presidentit të SHBA-ve, Trump dhe dinamika, energjia e ambasadorit Grenell do jenë efektive dhe do shënojnë rezultate konkret”, tha presidenti Thaçi.
Sa i përket udhëheqësit të dialogut me Serbinë, presidenti i Kosovës theksoi se gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutë.
“Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutën dhe asnjë organ nuk qëndron mbi Kushtetutën. Autoritetet dhe kompetencat janë të qarta dhe të pastra si loti”, shtoi z. Thaçi.
Kreu i shtetit këto komente i bëri pas homazheve që të bëri tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin “Nënë Tereza, me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta