Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Bashkëpunimi i fortë BE-SHBA do të ndihmojë palët
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell informoi një ditë më parë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së mbi raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi të zhvilluar një javë më parë në Bruksel, ku të pranishëm ishin kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Shefi i Diplomacisë vlerësoi se bashkëpunimi i zgjeruar dhe i fortë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian do të ndihmojë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Bashkëpunimi midis SHBA-së dhe BE-së është shumë i mirë dhe nuk ka më konkurrencë nga përpjekjet amerikane për të marrë rolin kryesor në dialogun Beograd-Prishtinë”, – u shpreh Borrell.
Duke përmbledhur takimin e fundit të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ai shtoi se dialogu mbetet nën kujdesin e Bashkimit Europian. Borrell informoi ministrat se një raund i ri i dialogut pritej në korrik.
Bisedimet Kosovë-Serbi dhe synimi që vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht detyruese për të dyja palët, është në mesin e 36 pikave të agjendës për politikë të jashtme të përbashkët, për të cilën u ra dakord një javë më parë gjatë takimit në Bruksel mes presidentit Joe Biden dhe liderëve të BE-së.
Të martën, gjatë ditës së dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, do të diskutohet “konferenca ndërqeveritare Serbi-BE, por blloku nuk do të hapë ndonjë kapitull të ri në bisedimet e pranimit me Beogradin”.
Po ashtu, ministrat nuk pritet të miratojnë fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të martën, pavarësisht se disa shtete anëtare i mbështesnin.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta