Dialogu trazon politikën | Haradinaj: Kurti veproi drejt. Hoxhaj: Përmbysi trashëgiminë
Deklaratat e kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit në Bruksel, se nuk fillon dialogu me Serbinë, pa u konsultuar edhe me opozitën e Kosovës, ka vënë në lëvizjes faktorin politik në Prishtinë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur refuzimin që ka bërë Kurti, duke e spostuar takimin me Vuçiç në qershor.
Por një deklaratë me tone të ngritura ka ardhur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili kundërshton hapat që ka ndërmarrë Kurti në drejtim të dialogut me Serbinë.
Për shoqërinë civile në Kosovë, e cila prej kohësh pret të shohë një bashkëpunim dhe marrëdhënie të re pozitë opozitë, bashkërendimi është i domosdoshëm, por ka shumë pak gjasa të ndodhë.
“Vlerësoj që është mëse e domosdoshme edhe ne si Shoqëri Civile, në vazhdimësi kemi kërkuar konsesus dhe një strategji të mirëfilltë për procesin e dialogut”, u shpreh Jeta Krasniqi.
Lexoni gjithashtu:
Kurti takim me Borrell në Bruksel, dialogu me Serbinë nuk do të rifillojë më 11 Maj
Borrell reagon për ‘non-paper’: Janë lajme të rreme, dialogu nuk ka alternativë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta