Dialogu Prishtinë-Beograd, Lajçak: Çdo gjë është politike, asgjë teknike

6 Korrik 2021 | 14:37

Kanë nisur në Bruksel takimet mes delegacionit të Kosovës dhe zyrtarëve të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, në një postim në Twitter, pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, shprehet se nuk ka asgjë teknike në bisedimet për normalizim të raporteve mes dy vendeve, pasi çdo gjë është shumë politike.

Delegacioni i Serbisë do të takohet nesër me përfaqësuesit e BE-së.

Më pas me ndërmjetësimin e BE-së do të zhvillohet takimi i të dy ekipeve.

Ndërsa, takimi i radhës Kurti-Vuçiç pritet të zhvillohet në fund të korrikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026