Diamantet e klonuara, një shpikje gjeniale apo mashtrimi radhës?
Dy të tretat e argjendarëve tashmë mbajnë rezerva diamantesh të prodhuara në laborator, në ndryshim nga vetëm 10%, 5 vite më parë. Por çfarë mendojnë ata vërtetë rreth tyre? Sipas sondazhit të INSTORE 2021 – ‘është e komplikuar’.
Çfarë janë diamantet e klonuara?
Diamantet e klonuara ose të krijuara në laborator, janë gurë të bërë nga dora e njeriut që riprodhojnë vlerat, karakteristikat dhe pamjen e diamanteve natyrale. Këta gurë sintetikë përbëhen nga strukturat e atomeve të karbonit, që përmbajnë të njëjtën përbërje kimike dhe karakteristike vizuale të një kristali natyral.
Çmimi për një riprodhim perfekt?
Diamantet sintetike kanë kosto më të lirë se ata që gërmohen nga toka – rreth 20 deri në 40%. Gurët e çmuar të prodhuar nga dora e njeriut nuk janë një imitim, por një simulim – ata janë diamante të vërteta që jetojnë përgjithmonë.
Ndërkohë, sipas sondazhit të fundit, rreth 56% e argjendarëve bien dakord se “diamanti i rritur në laborator i cilësisë më të mirë, është teknikisht po aq i vlefshëm sa një diamant ti gërmuar” por kur ata pyeten nëse këto variacione sintetike janë ‘simbolikisht’ po aq të mirë sa një diamant natyral, atëherë vetëm 31% prej tyre, përgjigjen ‘po’, ndërsa 69% të tjerët – ‘jo’.
Gjithsesi e krahasuar me vitin 2016, kur vetëm 17% ndanin këtë mendim, kjo është një rritje kuptimplotë. Shtoi kësaj faktin se disa argjendarë besojnë se ‘diamantet e klonuara’ do të kthehen shumë shpejt në trendin më të ri të kohës, dhe mund të kemi në dorë produktin e të ardhmes.
Profesionistët cekën gjithashtu aspektin pozitiv mjedisor të këtyre gurëve si edhe koston e tyre më të ulët, të cilat ishin pikat kryesore që sipas tyre, do t’i bëjnë këta gurë të suksesshëm dhe të dashur për masat në të ardhmen.
Por ajo që ata i druhen, është se blerësit nuk kanë ende informacionin e duhur rreth këtyre produkteve, që i bëjnë ata të stepen dhe mos ta përqafojnë aq lehtësisht idenë. Nëse do të kishte më tepër fushata sensibilizuese rreth aspekteve pozitive që do të sillnin diamantet sintetike, ndikimit të tyre më të ulët në ambient, si dhe eliminimit të shfrytëzimit të krahut të punës në vendet e botës së tretë, atëherë me siguri popullariteti i tyre dhe kërkesa do të rriteshin menjëherë.
Sondazhi 2021 nga InStore, u krye nga muaji gusht – shtator, mes 600 intervistave anonime nga sipërmarrës të arit dhe gurëve të çmuar në SHBA dhe Kanada.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta