Digjen plehrat e 50 viteve në Fier, inceneratori nuk ka nisur nga puna

30 Korrik 2021 | 14:02

Në Fier po digjen mbetjet e grumbulluara që nga viti 1974. Zjarri i rënë në një sipërfaqe prej 5 hektarë, 2 kilometër larg qytetit ka shkaktuar ndotje në të gjithë zonën.

Ndonëse qeveria dha 28 milion euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ai nuk ka nisur ende nga puna. Bashkia thotë se nuk është gati për dërgimin e plehrave në landfill.  

Prezenca e zjarrfikëseve nga Fieri, Patosi dhe Lushnja kanë vënë zjarrin nën kontroll, ndërkohë që aktualisht makineritë po punojnë për mbulimin e vatrave më të vogla me dhe.

Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrim–Gjelbërimit Fier, Arjan Ndreu deklaroi për Euronews Albania se pas rehabilitimit, kjo fushë nuk do të shërbejë më si vend-depozitim për mbetjet. 

Bashkia Fier gjeneron afërsisht 250 metër kub mbetje në ditë. Një javë më parë, edhe pastrimi i njësive administrative, që më herët realizohej nga shoqëri private, i ka kaluar bashkisë.

Në vitin 2016 qeveria shqiptare lidhi kontratën për ndërtimin e “Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me vlerë 28 milionë euro.

Afati 3 vjeçar i parashikuar për ndërtimin e veprës, u shty disa herë, ndërsa në 6 prill kompania koncesionare deklaroi se në fund të muajit, inceneratori do të niste nga puna:

“Ta mbyllim fushën ekzistuese të mbetjeve, se ajo është një katastrofë dhe besoj sa të jetë gati ne të fillojmë t`i sjellim këtu mbetjet,” – garantoi dhe kryetari i Bashkisë Fier.

Euronews Albania kërkoi informacion edhe tek shoqëria koncesionare. Ndonëse nuk pranoi të flasë, pak orë më vonë në deklaratën e shpërndarë për media, tha se prej datës 7 maj është gati për të pritur mbetjet e Bashkisë Fier, dhe njësive administrative.

Ndërkohë, Euronews Albania mësoi se inceneratori nuk është gati për të nisur nga puna,  pasi po i nënshtrohet procesit të kolaudimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026