Digjitalizimi i teksteve shkollore, ministria e Arsimit në RMV hedh idenë, grupet e interesit kundërshtojnë

23 Prill 2021 | 11:57

Fyerjet dhe diskriminimet ndaj shqiptarëve në librat shkollor në Maqedoninë e Veriut do të zëvendësohen me libra digjitalë.

Ideja është hedhur nga Ministria e Arsimit, ndërkohë që ky nismë ka hasur në kundërshtimin e të gjithëve aktorëve të përfshirë.

Unioni i gjimnazistëve në Maqedoninë e Veriut e kundërshton pjesërisht idenë e zëvendësimin të teksteve shkollore.

“I gjithë sistemi arsimor duhet të digjitalizohet, por jo në formën në të cilën ministrja e arsimit është duke e paralajmëruar. Kjo do të thotë se nuk mundet të ekzistojë vetëm një zgjidhje, pra që nxënësit të kenë qasje tek librat vetëm në formën elektronike e ata që nuk kanë qasje digjitale të mund të fotokopjojnë pjesë të librave. Jemi kundër kësaj metode sepse edhe çdo nxënës ka formën e vet të mësimi dhe duhet ti respektojmë dëshirat individuale nëse duan të mësojnë me hard copy apo nëpërmjet librave digjitale”, u shpreh Blendi Hodai nga Unioni i Gjimnazistëve.

Për profesorin e gjimnazit Naser Miftari e shqetëson fakti se një tranzicion i tillë tentohet të bëhet për një periudhë të shkurtër disa mujore dhe se edhe librat elektronik mund të mos i mënjanojnë gabimet dhe shtrembërimet disa vjeçare.

“Në parim, meqë çdo gjë është duke u aplikuar në këtë formë, mendoj se duhet të jetë pozitive…Nëse edhe tani nuk do ti qasemi me përgjegjësi më të madhe, të botuarit dhe të shkruarit, mund ti kemi të njëjtat probleme. Nëse ekziston përgjegjësi e secilit, mendoj se gjitha gabimet e deritanishme është momenti më i mirë që të hiqen”, tha ai.

Sipas sociologut Ali Pajaziti, shumë studime kanë dëshmuar se niveli i dijes tek nxënësit që mësojnë nga librat elektronik është shumë më i ulët se ai i atyre që mësojnë nga librat në letër.

“Një hulumtim i shoqatës evropiane për botime elektronike dhe për botime klasike e realizuar me 170 mijë studentë nga 19 vende, ka konstatuar mes tjerash se studentët që kanë përdorur librat elektronik kanë arritur vetëm një të tretën e suksesit të atyre që kanë mësuar me librat klasik. Kësaj duhet shtuar edhe pasojat që ka lexuesi elektronik. Duke pasë parasysh se shkakton probleme të shëndetit, pagjumësisë, probleme të relacioneve ndër njerëzore apo të komunikimit me të tjerët. Ata fëmijë që janë shumë në kontakt me smart phone apo pajisjet digjitale, kanë probleme të socializmit, madje kjo shkakton edhe probleme në të folur”, deklaroi Ali Pajaziti, sociolog.

Nëse ideja e digjitalizimit të librave realizohet, zbatimi do të nisë që në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.

Vetëm fëmijët deri në klasën e tretë do të vazhdojnë mësimin me libra tradicionale, ndërsa të tjerët gradualisht librat në letër do ti zëvendësojnë me ato elektronike.

Lexoni gjithashtu:

Debati për tekstet shkollore në RMV, libri i Gjeografisë i nxjerr shqiptarët si romë dhe turq

Debati për tekstet shkollore, sipas librit të gjeografisë shqiptarët në RMV janë romë dhe turq

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026