Dilemat e transportit publik, Gonxhja jep detaje: Autobusët s’do kenë kondicionerë, ajrosja përmes dritareve

9 Qershor 2020 | 11:22

Pesëmbëdhjetë qershori është njoftuar si datë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen zyrtare të transportit publik në vend. Ky sektor, është ndër shërbimet e fundit që do të rinisë aktivitetin pas ndërprerjes nga pandemia.

Por, si do të funksionojë ky shërbim? Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.

Teksa komentoi reagimet e shoqatave, të cilat një ditë më parë kërcënuan se nuk do të nisin aktivitetin pa plotësuar 6 pikat e kërkuara prej tyre, z. Gonxhja u shpreh se, vijojnë konsultimet me grupet e interesit që data 15 t’i gjejë shoqatat e transportit urbanë dhe interurbanë në punë.

“Kjo nuk është një çështje garancish, por këtu jemi bashkë. Jemi duke folur për shifra jo të lehta për t’u përballuar. Ne jemi më pranë se kurrë për t’u marrë vesh se në datën 15  të rinisim së bashku, që t’u shërbejmë qytetarëve”, theksoi ai.

Mes tjerash, z. Gonxhja zbuloi se urbanët nuk do të ofrojnë shërbim kondicioneri, por ajrosjen do ta kryejnë përmes dritareve.

Sipas tij, ky është një rekomandim që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga strukturat e tjera shëndetësore, ku Shqipëria bazohet.

“Nëse respektohen kontratat e operatorëve, çdo katër minuta në stacion duhet të ketë mjet dhe nëse nuk do të kenë mundësi të hipin në mjet, atëherë qytetari do të marrë pas katër minutash tjetrin. Mund të lëvizet edhe me biçikleta. Ata do të jenë pa kondicionerë, por do të ajrosen me dritare, sepse i tillë është kushti që vjen nga OBSH dhe platformat e sigurisë ku ne bazohemi”,  shtoi ai.

Por si do të shiten biletat tek udhëtarët, për këtë Gonxhja u përgjigj si vijon: “Skema e shitjes nuk varet nga ne, por nga bashkitë. Ne nxisim që blerja të jetë jashtë autobusit”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Shoqatat e transportit ultimatum qeverisë, të ulen taksat ose më 15 qershor nuk rifillojnë punën

Rifillimi i transportit publik, Eltar Deda jep detaje: Nuk do ketë rritje çmimesh, maskat të detyrueshme

Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas Rixhin Qoshja: Jemi të paaftë financiarisht për të rifilluar punë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026