Diplomatët e Kosovës në protestë: Është instaluar frika dhe shantazhi në ministri
Në numër jo shumë të madh, diplomat e ish-diplomat që janë pjesë e Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, protestuan të enjten para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë
Pjesëmarrjen e vogël e arsyetuan me frikën që kanë punëtoret me atë çfarë po ndodh në këtë institucion.
Përmes 14 pikave që paraqiten, aty kërkuan që të ndalet largimi i njerëzve nga puna, zhantazhi, frikësimi, shkelja e ligjit, diskriminimi e degradimi i diplomateve dhe shërbimit të jashtëm të Kosoves.
Në mbeshtetje të tyre, doli edhe Bashkimi i sindikatave të pavarura të Kosovës.
Drejtori i Shërbimit të Jashtëm, Albert Prenkaj tha se kundër vendimeve jo të rregullta të shkeljes se ligjit e kanë ngritur zërin edhe në qeveritë e kaluara, por që tani me ministren Donika Gervalla, situata është përkeqësuar.
Ata deklaruan se do të përdorin të gjitha mjetet demokratike e sindikale për të realizuar kërkesat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta