Diplomatët përplasen për veriun e Kosovës

14 Tetor 2021 | 12:32

Ndërhyrja e Polcisë së Kosovës në veri të Mitrovicës për një aksion anti-kontrabandë, ka shkaktuar përplasje diplomatike, me ambasadorin gjerman në Kosovë i cili reagoi ashpër për deklaratën e kreut të Listës Serbe, që krahasoi aksionin e Policisë së Kosovës me programin e nazisteve gjermanë kundër hebrenjve.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde reagoi ndaj deklaratave të kreut të listës serbe Goran Rakiq, i cili krahasoj aksionin e Policisë së Kosovës  me “Natën e Kristaltë” – pogramin e Gjermanisë naziste kundër hebrenjve.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “Natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, shkruan ambasadori.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thotë se mbështet aksionin e djeshëm të policisë kundër krimit të organizuar duke e quajtur si veprim në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën. Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë”, thuhet në reagimin e Ambasadës në Twitter.

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili e quajti këtë aksion të “njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

“Ju lutem, kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, tha Von Cramon.

Nga ana tjetër, NATO e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante.

Gjatë ditës se djeshme, presidenti Vuçiç i cili u takua me perfaqësues të serbëve që jetojnë në Kosovë, në prani edhe të ushtarakëve të lartë dhe ministrit të Mbrojtjes, tha se Serbia do të mbrojë “paqen dhe stabilitetin me çfarëdo çmimi”.

Reagime ka pasur edhe brenda Kosovës, ku perfaqësues të partive politike në opozitë e kanë akuzuar Kurtin se aksioni i policisë kishte prapavijë politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026