Disa mësues rezultuan me COVID-19, mbyllen dy shkolla në Kosovë

7 Tetor 2020 | 05:47

Kështu i reciton shkollës Hana Selimi, nxënëse e klasës së dytë. Por zilja ka rreth tri javë që nuk e fton në mësim, atë dhe shoqet e saj të shkollës “Faik Konica’ në Prishtinë.

Arsyeja është se një javë më parë, katër mësues rezultuan pozitivë me COVID-19. E qëndrimi në shtëpi, Hanën e ka mërzitur.

Por ashtu si Hana, rreth 1500 nxënës të kësaj shkolle, mësimin janë duke e zhvilluar online. E kjo situatë, u ka sjellë telashe prindërve.

“Atëherë është një problem serioz mbyllja e shkollave për shkak të COVID. Unë si prind jam detyruar që për të mos e lënë të vetme vajzën shtatëvjeçare në shtëpi, të marr pushim vjetor, sepse edhe pse janë mbyllur shkollat, ne nuk jemi liruar njëri prind me ndonjë vendim të Qeverisë nga puna derisa fëmijët nuk shkojnë në shkollë”, thotë Alban Selimi.

Mbylljen e kësaj shkolle, pasi katër mësimdhënës rezultuan pozitiv me COVID-19, dhe zbatimin e skenarit C, që parashikon mësim online, më 27 shtator, e njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Drejtuesit e kësaj shkolle, prapa kamerës, thonë se presin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik dhe drejtoria komunale e arsimit, të japin miratimin për rihapjen e shkollës.

E në korridoret e “Faik Konicës’ mbizotëron qetësi. Punë nuk ka bërë as numri i madh njoftimeve që janë vendosur gjithandej nëpër klasë që fëmijët të mbajnë distancë e të kenë kujdes.

Euronews Albania pyeti të martën Ministrinë e Arsimit për numrin e shkollave të mbyllura, pas nisjes së mësimit me 14 shtator, por pa përgjigje.

Sidoqoftë, edhe një tjetër është mbyllur në Vushtrri më 20 shtator, pasi gjashtë mësimdhënës rezultuan pozitivë me COVID-19 e shumë të tjera i kanë ndarë nxënësit në grupe.

Kështu, kjo shkollë ashtu si edhe disa të tjera vazhdojnë të mbesin të mbyllura, edhe pse procesi mësimor ka filluar me 14 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026