Disa shtete nisin injektimin e dozës së tretë anti-COVID

2 Shtator 2021 | 10:05

Disa vende europiane po rinisin fushatat për të nxitur vaksinimin shtesë kundër COVID-19.

Gjermania është duke injektuar dozën e tretë pavarësisht se nuk ka asnjë rekomandim nga Komisioni i saj i Përhershëm për Vaksinimin.

Në shtetin e Baden-Ëurttemberg doza e tretë është duke u mirëpritur nga qytetarët

“Gruaja ime ka zhvilluar shumë pak antitrupa, që do të thotë se është urgjente të bëj diçka,” – u shpreh një qytetar.

Ndërkohë OBSH është ende e shqetësuar për shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave në të gjithë botën.

“Disa vende po japin doza përforcuese për njerëzit e vaksinuar plotësisht, kur miliona njerëz në të gjithë botën nuk kanë marrë as dozën e tyre të parë. Kjo është arsyeja pse unë kam bërë thirrje për një moratorium mbi vaksinat të paktën deri në fund të këtij muaji për t’i lejuar ato vende që janë më larg të arrijnë një nivel vaksinimi,” – u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Franca gjithashtu ka filluar të administrojë vaksina shtesë kundër COVID-19 për njerëzit mbi 65 vjeç dhe për ata me problem shëndetësore.

Qeveria franceze po ndjek rekomandimet e autoritetit shëndetësor të vendit  i cili muajin e kaluar citoi studime që sugjeruan një rënie të efektivitetit të vaksinës COVID-19, veçanërisht kundër variantit Delta.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026