Disidentët kolumbianë rrëmbejnë 29 anëtarë të forcave të sigurisë

7 Mars 2025 | 15:55

Në një sulm nga disidentët kolumbianë FARC në dy lokacione në provincën Kauca, u rrëmbyen 29 anëtarë të forcave të sigurisë kolumbiane, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Incidentet ndodhën në El Plateado, ku forcat e sigurisë kanë kryer një ndërhyrje prej muajsh kundër grupeve të armatosura , dhe La Hacienda, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, raportoi Reuters.

“Jeta dhe siguria e anëtarëve të rrëmbyer të forcave të sigurisë janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që kryen këtë krim të urryer ,” tha ministria.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes Pedro Sanchez tha se dy rrëmbyes, dyshohet se ishin pjesë e FARC, ishin identifikuar dhe se ata ishin të veshur me rroba civile në momentin e incidentit dhe “përdornin vendasit” për të sulmuar policinë, sipas gazetës kolumbiane Tiempo.

Thuhet se militantët e FARC po kërcënojnë vendasit me ndëshkim ose dëbim nga ajo pjesë e Kolumbisë nëse nuk bashkëpunojnë për të parandaluar praninë e ushtrisë kolumbiane në ato territore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026