Diskriminimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Tregoni që ekzistojmë
Regjistrimi i popullsisë në Serbi po shoqërohet me probleme në Luginën e Preshevës. Në Medvegjë janë vetëm tre regjistrues me etni shqiptare, të cilët po marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
As këta tre shqiptarë nuk po dërgohen në vendbanimet shqiptare, por në dyert e tyre po trokasin regjistrues serbë.
Përfaqesuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë ngritur shqetësimin se kjo është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë në ndërmjetësim me OSBE-në.
Ndryshe nga Medvegja, në Preshevë dhe Bujanoc shumica e regjistruesve janë shqiptarë. Por në Medvegjë eshtë kryer edhe pasiviteti më i madh i adresave, duke ndryshuar në letër përbërjen e popullsisë atje.
Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Medvegjës dhe të gjithë Luginës të bëhen pjesë e procesit për regjistrimin e popullsisë civile që po zhvillohet në Serbi.
Ajo vizitoi Medvegjën, ku u takua me qytetarët dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sinani ka thënë se regjistrimi është i rëndësishëm edhe si kundërpërgjigje ndaj diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve në Luginë.
“Tregoni që ne jemi, ekzistojmë dhe do të jemi këtu gjithmonë në trojet tona”, shtoi Sinani.
Regjistrimi i popullsisë për shqiptarët në Serbi po bëhet pas dy dekadave. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë që u organizua në vitin 2011, për shkak se nuk u respektuan kërkesat e tyre.
Në regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2002, ku shqiptarët morë pjesë, janë evidentuar 56 mijë banorë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta