Distancimin e PD nga Berisha, Aleksandër Çipa e cilëson kusht të panegociueshëm nga SHBA
Analisti Aleksandër Çipa shprehet se me kërkesën drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u distancuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, SHBA po kërkon të shmangë ndikimin e tij politik.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, Çipa tha se “zëri i Kim është zëri i DASH” dhe kërkesa drejtuar z. Basha është “kusht i panegociueshëm”.
Nga ana tjetër analisti ka shtuar se qëndrimi i mbajtur deri tani nga Berisha për ta ndjekur në rrugë ligjore shpalljen “non grata” nga SHBA është “karshillëk ndaj vendimit” duke shtuar se “këmbëngulja sjell pasoja për PD”.
Sipas Aleksandër Çipës si Basha dhe Berisha ndodhen përballë zgjedhjeve të vështira. I pari sipas tij duhet të kujdeset për të mbajtur të bashkuar PD dhe të ndajë rolin historik të Berishës nga pozitat e tij aktuale.
Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha, analisti tha se duhet të marrë vendim shumë të vështirë që ndryshe quhet “kapërcimi pindarik”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta