Dita Botërore e Fotografisë, Tasho: S’mjafton të shkrepësh aparatin, duhet mesazh

19 Gusht 2022 | 19:09

19 gushti është dita ndërkombëtare e fotografisë. Fotografi Roland Tasho tha për Euronews Albania se arti i fotove është masivizuar, por jo të gjithë mund të jenë artistë në këtë gjini.

Ai shprehet se nuk mjafton vetëm të shkrepësh aparatin apo celularin, por duhet të japësh mesazh me çdo foto.

“Është masivizuar shumë mënyra dixhitale, mënyra e lehtë e fotografisë, është gjë e mirë që përdoret masivisht nga të rinjtë, por gjithmonë sasia e tepërt lë për të dëshiruar edhe në cilësi.

Në këtë tërësi fotografish puna e një profesionisti dallohet dhe kjo është interesante. Të rinjtë kanë dëshirë për të fotografuar, por shkojnë deri tek fotoja me celular, më shumë për ta nxjerrë në rrjetet sociale. Por fotografia është shumë e gjerë, veç të bukurës brenda ka dhe një problematike, një problem social. Kjo e dallon profesionistin nga amatori. Duhet të japësh një mesazh”, thotë fotografi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026