Dita Botërore e Rinisë, pelegrinët mblidhen në Lisbonë në pritje të Papa Françeskut

1 Gusht 2023 | 16:23

Mund të mos jetë një grumbullim i yjeve të shoëbiz-it, por sërish, pelegrinët nga e gjithë bota kanë mbërritur në Lisbonë për Ditën Botërore të Rinisë. Rreth 1 milion persona do të marrin pjesë në eventin më të madh të kalendarit katoliko-romak.

Grumbullimi global mbahet çdo dy ose 3 vjet, por në vitet e fundit ai ishte anuluar për shkak të pandemisë së coronavirusit. Hera e fundit që u mbajt ishte në Qytetin e Panamasë në 2019-n.

“Jam shumë e emocionuar që shoh njerëz nga e gjithë bota që festojnë dhe që i kanë sjellë gjallëri kishës. Qyteti ynë është shumë më i madh se një kënd i vogël i Teksasit”, thotë një grua.

“Mendoj se bukuria dhe pasuria e vlerave të kishës janë më të rëndësishme sesa problemet e saj. Kisha ka dobësitë e veta, por besimi është shumë më i madh. Vllazëria, solidariteti, kungimi dhe shpresa që këta njerëz sjellin janë një thesar më i madh se dobësitë e kishës”, shprehet Antonio Ribeiro, peshkop brazilian.

Ndërsa java do të karakterizohet nga evente kulturore, shpirtërore dhe festive, kur të mbërrijë Papa Françesku pritet që ai të mbajë një fjalim për çështje si ndryshimet e klimës, rrjetet sociale dhe skandalet seksuale të kishës me fëmijët, që ka dëmtuar rëndë reputacionin botëror të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026

Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”

Kryeministri britanik Andy Burnham hapi sot një seli të re qeveritare në Manchester, të cilën ai do ta quajë “Nr. 10 Veri”, një referencë për...
14:44 | 24/07/2026

Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një mjet ajror pa pilot, dron, që shkeli hapësirën ajrore të vendit herët këtë mëngjes, tha Presidenti rumun Nicusor...
14:36 | 24/07/2026