Dita Botërore e Shëndetit, përfaqësuesja e OBSH: Fuqizoni sistemin parësor

7 Prill 2023 | 16:24

7 prilli shënon 75-vjetorin e Ditës Botërore të Shëndetit. Përfaqësuesja e zyrës së OBSH për Shqipërinë se bota po kalon ende përmes krizave të ndryshme, të cilat po rrisin pasiguritë mes shteteve dhe individëve.

“Në këtë 75 vjetor bota është përsëri në mes krizash shëndetësore, ekonomike, energjike, ushqimore dhe klimatike. Këto kriza po krijojnë pasiguri midis shteteve, institucioneve dhe individëve. E drejta përshëndet është një e drejtë themelore e njeriut dhe se çdokush duhet të  ketë akses tek shërbimet shëndetësore që ka nevojë, ku dhe kur u nevojitet pa vështirësi financiare”, tha Geraldine McWeeney, oërfaqësuese e zyrës së OBSH për Shqipërinë.

Duke theksuar se rritja e financimeve në shëndetësi dhe ulja e kostove për qytetarët shpëtojnë jetë. Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë apelon për fuqizimin e sistemit parësor në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë cilësore dhe më pranë qytetarëve.

“Evidenca tregon se sistemet shëndetësore të fuqizuara nga qasja e sistemit shëndetësor parësor janë mënyra më efektive për të sjellë shërbimet shëndetësore dhe mirëqenien më pranë njerëzve. Shqipëria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë në proces për të fuqizuar shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Ne shohim se investimi për një sistem shëndetësor të fortë është thelbësore për një shoqëri të begatë. Rritja e financimit publik për shëndetësinë dhe ulja e kostove shëndetësore të paguara nga xhepi shpëtojnë jetë”, u shpreh ajo.

OBSH shpreh mbështetje për Shqipërinë duke e vënë theksin te mbulimi universal shëndetësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026