Kreu i AKU Robert Lili: Fokusin e kemi kthyer tek ndërgjegjësimi
Me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, qendra “Alert’ organizon sot një tubim para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve për të hartuar dhe zbatuar politikat e sigurisë ushqimore.
Siguria Ushqimore është dhe një ndër kapitujt e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kapitulli 12-të, për “Politikat Ushqimore, Veterinarisë dhe Fitosanitare”, përbëhet nga një numër i madh rregulloresh, direktivash dhe vendimesh ku përfshihen rregullat e detajuara në fushën e veterinarisë, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, si edhe sigurinë e ushqimeve me origjinë shtazore në tregun e brendshëm.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Robert Lili, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania u shpreh se, bashkëpunimi i këtij institucioni me partnerët europianë, ka shtuar cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që tregtohen në tregun shqiptar.
“Ne së bashku me partnerët tanë europianë, jemi në kontakte të vazhdueshme dhe është vendosur për vitin e dytë radhazi data 7 qershor si dita e sigurisë së ushqimit për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij sektori, jetik për vendin. Ne sot ndodhemi në një moment të ri në sigurinë e ushqimeve. Partneriteti që kemi gjatë gjithë kësaj kohe, ka bërë që AKU dhe siguria ushqimore të jetë në një nivel shumë më të lartë seç kanë qenë përpara”, tha ai.
Ai theksoi se AKU-ja ka qenë në gatishmëri të plotë, ndërsa ka kryer gjatë kësaj periudhe mbi 14 mijë inspektime në terren. Sipas z. Lili, fushata kryesore e institucionit që ai drejton ka qenë tek ndërgjegjësimi i subjekteve për rritjen e sigurisë së ushqimeve.
“Për periudhën tre mujore, kur në vendin tonë dhe në gjithë globin ra pandemia, që nga momenti i parë dhe deri sot, AKU ka qenë në terren për të kontrolluar sigurinë ushqimore por edhe masat e marra nga qeveria sipas aktit normativ për përballimin e COVID-19. Janë zhvilluar dhe janë bërë mbi 14 405 inspektime për parandalimin e përhapjes së COVID-it, dhe për kontrollin e sigurisë ushqimeve. Në këtë periudhë kemi asgjësime të produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve, tregon ndërgjegjësimin e madh që është bërë nga institucioni ynë. Ne kemi mbi 7 muaj, ku fokusin e kemi kthyer tek ndërgjegjësimi. Nuk është qëllim në vetvete ndëshkimi me masa administrative, por te ndërgjegjësimi për të rritur standardet evropiane. Gjobat në krahasim me periudhat e mëparshme janë ulur”, shtoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta