Dita Botërore e Sindromës Down, ambasadori Soreca: Të bëjmë më shumë për të eliminuar pengesat

21 Mars 2021 | 14:15

Më 21 Mars shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Çdo vit, është dita për të dëgjuar zërin e personave që kanë këtë sindromë apo edhe i atyre që kujdesen për ta. Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë, në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, bën thirrje që duhet bërë më shumë për eliminimin e pengesave për të gjithë personat me sindromën Down.

“Në Shqipëri ka 700 persona me sindromën down. Le të promovojmë të gjithë përfshirjen e tyre sociale, duke eliminuar pengesat që lidhen me aksesin, arsimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetin. Dhe për t’i lejuar ata të marrin pjesë në vendime që kanë rëndësi për jetën e tyre,” – deklaroi Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026