“Të hënën bllokojmë rrugën”, tjetër vendim ekstrem i naftëtarëve në ditën e 13-të të grevës së urisë
Naftëtarët e Ballshit, që prej ditës së hënë, do të bllokojnë rrugën kryesore. Në ditën e 13-të të grevës së urisë, familjarë, punëtorë të Rafinerisë, si dhe qytetarë të tjerë, janë mbledhur sot sërish para hyrjes së uzinës. Naftëtarët i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nga e hëna të bojkotojnë gjithçka dhe të bllokojnë rrugën kryesore të qytetit.
Për të përshëndetur protestën doli nga greva e urisë dhe kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj, i cili duke i bërë sërish apel Qeverisë, i rikujtoi për dy zgjidhjet që naftëtarët kanë propozuar.
Ditën e enjte, naftëtarët e futur në grevë urie mbyllën me kyç portën me kangjella të ish-ambulancës së uzinës së Ballshit dhe refuzuan kujdesin shëndetësor, si dhe ujin.
“Vetëm të vdekur thonë ata, se të gjallë nuk dalim. O do të marrim djersën tonë deri në fund, o nuk ka!” – me këto fjalë e komenton vendimin e kolegëve të saj, një punonjëse e rafinerisë, e cila si shumë familjarë dhe punonjës të tjerë janë mbledhur jashtë ambientit ku po mbahet greva për të mbështetur grevistët.
Përgjatë këtyre ditëve, dhjetëra naftëtarë të uzinës, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura prej 26 muajsh kanë protestuar jashtë ambienteve ku po zhvillohet greva.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta