Dita e Baballarëve, aktivitete të shumta në Tiranë
19 qershori shënon Ditën e Baballarëve.
Me rastin e kësaj feste, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri, (UNFPA Albania) ka ftuar të gjithë baballarët dhe familjet që të argëtohen dhe festojnë në Parkun Rinia në Tiranë.
Aktivitete të shumta u zhvilluan në orën 10:00 – 12:00 dhe do të ketë sërish në orën 18:30 – 20:30.
Hapja e aktivitetit në orën 10:00, u bë nga përfaqësuesi i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Qëllimi i aktivitetit, është vlerësimi dhe rëndësia e përfshirjes së baballarëve në kujdesin për familjen, edukimin, argëtimin e fëmijëve dhe në ndarjen e balancuar të punëve të shtëpisë.
Ky aktivitet, vjen si bashkëpunim me disa kompani, ndër të cilat është edhe Euronews Albania.
Ndërsa, partneriteti është pjesë e projektit rajonal “Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”, drejtuar nga UNFPA Eastern Europe & Central Asia me mbështetjen financiare të Austrian Development.
Më 22 qershor, ambasadori austriak Christian Steiner do të jetë i pranishëm në mjediset e Euronews Albania, ku në orën 09:30 do të zhvillojë një intervistë.
Më pas, në 10:45 do të fillojë ceremonia e firmosjes së bashkëpunimit për politikat pro-familjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta